Gjirokastër, nisja e sezonit të gjuetisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 19

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky gjahtar është me leje të rregullt gjuetie, por shumica e personave në qarkun e Gjirokastrës e ushtrojnë këtë aktivitet pa licencë. Sipas statistikave, vetëm 300 nga 2500 gjahtarë në këtë rajon janë të pajisur me leje, ndërkohë që për të qartësuar legjislacionin në prag të nisjes së sezonit të gjuetisë, shoqata e gjahtarëve atje po organizon takime në komuna të ndryshme. Stefo Qurku, kryetar i Shoqatës se Gjahtarëve pohon se ne rrethin e Gjirokastrës ne përgjithësi zbatohet ligji, por ka shume arme ne qarkullim poseduesit e te cilave nuk njohin legjislacionin dhe kjo për pasoje sjell shkelje te shumta te ligjit për gjuetinë. Fakti qe po minimizohet gjahu tregon se duhen forcuar rregullat dhe kontrolli. Sidomos kontrolli nga policia e shtetit për personat qe disponojnë arme gjahu. Kënoja, gjuetari veteran nga Tranoshishta pohon se ligjet për gjuetinë u zbehën në kohën e tranzicionit. Zyrtarisht sezoni i gjuetisë nis më 15 tetor dhe përfundon më 28 shkurt. Sporti masiv i gjahut është i orientuar drejt Thëllëzës dhe Lepurit, ndërkohë që një pjesë gjahtarësh të cilët organizohen në grupe gjuajnë derrin e egër. Gjuetia e paligjshme e veçanërisht ajo në kohën e mbarështimit të specieve të egra e ka varfëruar ndjeshëm faunën në zonën jugore të vendit.

Share This Video


Download

  
Report form