http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne mbledhjen e djeshme te Grupit Parlamentar, mbajtur ne periferi te Tiranës, mësohet se deputetet, jane ankuar se ministrat nuk jane shume te disponueshem ndaj kërkesave te tyre. Por nga sa raportohet ne media, Rama u është përgjigjur, duke thene se kush pretendon per punësime miqsh e kushërinjsh ne poste drejtuese ne administrate, duhet te dorëzojë me pare mandatin, per te mos patur konflikt interesi. Çështja e mandateve, rikthen ne vëmendje, premtimin e kësaj mazhorance, qe ministrat nuk do te jene deputete dhe anasjelltas. Kur parlamenti i ri ka nisur punimet ne 9 shtator, sot rreth nje muaj me pas, asnje lëvizje nuk ka ndodhur dhe as është paralajmëruar ne kete drejtim. Pothuajse i gjithë kabineti përbehet nga njerëz me mandat deputeti, ne te njëjtën kohe. Çështja e dorëzimit te mandateve dhe kalimit te tyre ne emrat pasues, ne listat shumëemërore te kandidateve për deputete, duhet te kaloje nga ky institucion. Pavarësisht, se e mangët, KQZ-ja duhet te mblidhet e te kryeje gjithë procedurën burokratike te zëvendësimit te mandateve. Por ne kemi mësuar se ajo qe mban peng, zgjidhjen e kësaj çështjeje, është votimi i aktit normativ te qeverise, qe shtyn me 6 muaj, zbatimin e ligjit për statusin e nëpunësit civil. Mazhoranca nuk mund te rrezikoje këtë votim, qe kërkon 84 vota, per me tepër tani qe edhe vota e diskutueshme, u sigurua me kalimin e një te zgjedhuri republikan, ne kampin e shumicës. Kjo do te thotë se derisa te kaloje prova e aktit normativ ne Kuvend, ministrat, do te jene me mandate parlamentar, pavarësisht premtimit te kryeministrit Rama, dhe kreut te LSI-së Meta.