Ligji i nëpunësit civil - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne pritje te vendimit te qeverise për shtyrjen e hyrjes ne fuqi te ligjit për nenpunesin civil, beteja politike e opozitës është përqendruar kundër këtij vullneti te maxhorances. Gjate mbledhjes se grupit parlamentar demokrat kryetari Lulzim Basha ka sjelle ne vëmendje konsensusin me te cilin u miratua ligji ne muajin maj te këtij viti, duke akuzuar qeverinë se synon te përdore shtyrjen e ligjit për te zëvendësuar punonjësit aktuale te administratës me militante partiake. Basha i ka kujtuar kreut te LSI, Meta, se ky ligj se bashku me ligjin per Gjykatën Administrative dhe reformën parlamentare u miratuan edhe fale kontributit te tij , duke i bere apel te mos qëndroje indiferent. Ndërkohe ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka shfrytëzuar seance plenare për te këmbëngulur qe ligji për nenpunesin civil te hyje ne fuqi ne 1 tetor. Sipas Berishës kryeministri Rama rrezikon me këtë vendim qe Shqipëria te mos marre statusin e vendit kandidat. Edhe pse ne rruge jo zyrtare burime pranë qeverise konfirmojnë shtyrjen me disa muaj te ligjit për nenpunesin civil, deri tani asnjë anëtar i këshillit te ministrave apo deputet i maxhorances nuk ka folur publikisht për këtë vendim dhe te vetmet artikulime jane ato te opozites.

Share This Video


Download

  
Report form