http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i pacientëve qe nuk kane besim tek mjeket, kane dyshime tek ilaçet qe përshkruhen ne receta dhe qe kërkojnë ne vende te tjera shpëtimin e tyre, sa vjen dhe shtohet ne Shqipëri. Një nder rastet me tipike është ai i një 30-vjeçareje, e cila denoncon diagnozën e gabuar të dhënë në një nga spitalet private ne kryeqytet, duke e shtyrë atë të kryente vizita të tjera paralele, ne momentin kur gabimisht i ishte përcjellë lajmi për sëmundje te rënde. Ndonëse ndan eksperiencën e saj përmes Vizion Plus, ajo ka vendosur të mbetet anonime për shkak te ankthit, stresit dhe frikës qe kane përjetuar familjaret e saj gjatë eksperiencave te dhimbshme sa në një spital ne tjetrin. Konsultat e dyfishta janë humbje kohe dhe kosto e tepërt për pacientët. Analizat kryesore ne klinika apo laboratorë private janë me çmime te kripura: vetëm për eko, një pacient paguan deri ne 2500 leke, për një analize te thjeshte gjaku apo urine deri ne 1000 leke pa llogaritur faturën deri ne 10000 mije leke për skaner. Por përtej kostove, me i rende është mjekimi i gabuar. A duhet te ketë penalitete? Vetëm ne Prokurorinë e Tiranës, janë regjistruar këtë vit 9 raste denoncimesh me këtë akuze. 30-vjeçarja qe denoncon rastin e saj ne Vizion Plus, thotë se ka vendosur te shkoje ne Prokurori, nëse vizita qe këtë here do ta beje jashtë Shqipërisë, do rrezoje diagnozat e dhëna deri tani nga mjeket shqiptare.