http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Frika nga koronavirusi dhe rritja e numrit te viktimave ne vendin fqinj të Italisë, ka detyruar autoritetet që të vijojnë me planin e masave për shtim të kontrolleve.Rreth 500 pasagjerë mbërritën mëngjesin e kësaj të marte nga Italia në portin e Durrësit, ku iu nënshtruan kontrolleve të imtësishme me termometra lazer.Por një pjesë e udhetareve të mbërritur nga vendi fqinj tregojnë se nuk janë të friksuar .Situata ka marre me shume vëmendje se duhet pasi autoritetet italiane i kane izoluar të gjitha rastet dhe ata qe kanë ndërruar jetë vuanin nga probleme të tjera.Kontrollet jane te rrepta edhe ne portin e Vloers ku mjeket verfikojne udhetar qe vjen nga vendi fqinj.217 pasagjerë zbritën nga trageti i linjës së Brindisit, ku të shutmë ishin dhe ata italianë të cilët rrefyen situatën e vështirë ne vendin e tyre.Personalisht nuk kam frike pasi ky virus mund të luftohet me ane ten je sistemi imunitar te forte dhe normalisht pre kata qe kane system imunitar me te dobet. Por ne Itali ka panic sespe kjo u tregua dhe me zbrazjen e supermarketeve.Ka shqetësime per kete sespe Italia nuk e priste perhapjen e virusit. Ketu kemi kryer kontrollet sa mberritem. Ketu mund te jemi me te sigurt por e njejta gje ishte dhe ne Itali para se te perhapej virusi.