https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Ngec arbitrazhi me "CEZ"-in - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e re do te tentoje negociata pajtimi me kompaninë e shpërndarjes se energjisë "CEZ", me qellim shmangien e arbitrazhit. Burime zyrtare nga kabineti Rama, bëjnë te ditur se ky do te jete hapi i pare, me qellim zhbllokimin e situatës ne tregun energjetik, por edhe minimizimin e kostove financiare. I këtij mendimi është edhe eksperti Gjergj Simaku i cili, thote, se gjendja aktuale e administrimit te përkohshëm te kompanisë duhet te marre fund sa me shpejt, ndërsa zgjidhja qe duhet te pasoje, është liberalizimi i tregut. Ndërkohë, procesi i arbitrazhit, mund te konsiderohet i bllokuar, pasi qe nga dita e pare kur u depozitua çeshtja nga çeket, e deri me sot nuk është zhvilluar asnjë seance. Ndonëse e u premtua, se do te kishte nje tentative pajtimi ne nivel politik, një gjë e tille nuk ka ndodhur. Nga ana tjetër, ministria aktuale e Ekonomisë, është ne proces përzgjedhjeje te dy kompanive ndërkombëtare, qe do te bëjnë auditimin e rrjetit te shpërndarjes, dhe te gjendjes financiare te kompanisë "CEZ". 8 muaj pas heqjes se licencës per kompaninë "CEZ", kjo e fundit paditi qeverinë ne arbitrazh, duke kërkuar një demshpeblim prej 200 milion eurosh për prishje te investimit. Nga ana e saj, qeveria miratoi një fond prej 870 mije eurosh qe do te përdoren per konsulenca, auditim te kompanisë dhe përballim te shpenzimeve nga avokatura e shtetit. Thyerja ne marrëdhëniet mes qeverise shqiptare dhe kompanisë "CEZ", nisi qe ne 12 nëntor 2013, kohe kur disa punonjës te kompanisë, u arrestuan pas një aksioni për ndërprerje te energjisë se papaguar. Ky acarim i raportit nxori ne sipërfaqe edhe borxhet e ndërsjella mes "CEZ", KESH-it e institucioneve shtetërore.

Share This Video


Download

  
Report form