http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I kanë mjaftuar vetëm 12 orë qëndrim në Shqipëri, ish-ministrit të ekonomisë dhe tregtisë Suedeze Leif Pagrotsky, për të vënë gishtin drejt e në problemet më të mëdha të ekonomisë shqiptare. Në ditën e dytë të konferencës, Shqipëria e gjeneratës së re, Pagrotsky e paralajmëroi kryeministrin e ardhshëm Edi Rama se ndërhyrjet për të cilat ka nevojë vendi mund të kenë pasoja politike deri në humbjen e zgjedhjeve, por sfida është të mos ndërtohet një shtet elektoral. "Me fat që jeni fqinj me Turqinë e cila është një ekonomi në rritje. Gjeja më e lehtë për të bërë është që të bëjmë premtimin e uljes së taksave apo përjashtimin nga pagimi i taksave. Ne e kemi bërë këtë për gjenerata të tera dhe në fakt ishte një situatë disastrofë, na u desh të hiqnim thuajse të gjitha përjashtimet, të gjitha reduktimet dhe të vendosnim një përparësi të caktuar kryesore që të sillnim para në buxhetin e shtetit dhe të reduktonim deficitin. N.q.s duam të mbështesim disa fusha duhet të vendosim sistem transparence. Të bazohet ekonomia juaj dhe rritja ekonominë në deficit dhe në borxhe, kjo është shumë e rrezikshme. Mund të duket gjë e mire në aspektin afatshkurtër, por ama më pas ata që do tu kenë dhënë paratë borxh do ti kërkojnë ato". Kryeministri i ardhshëm Edi Rama tha se mandati i të majtës është i fortë por pritshmëritë janë akoma më të mëdha. Sipas Rames, Buxheti, energjia dhe siguria e jetës dhe pronës janë prioritet. Model i ri zhvillimi, duhet te nxisi prodhimin, punësimin, duhet te transferojë aftësinë për pune te njerëzve, duhet zhvillim profesional, zhvillim rural, turizëm etj. Individi duhet te jete kontributor dhe shteti shërbëtor. Nje dite me pare Partia Socialiste organizoi një tryezë për territorin, e cila gjithashtu është një prej sfidave kryesore të qeverisë së ardhshme. Por vizioni i qeverisjes së majtë për kontrollin e territorit ka sjellë edhe akuzat e Partisë Demokratike.