Hapet panairi i artizanatit, Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndoc Pashota është njëri prej pjesëmarrësve në Panairin e Artizanatit dhe Agrobiznesit të hapur në qytetin e Shkodrës. Prej katër vjetësh ai merret me mbledhjen dhe tregtimin e bimëve mjekësore, të përhapura me shumicë në malet rreth qytetit. Të njohura për shërimin e një sërë sëmundjesh pa efekte anësore, bimët medicinale shumë shpejt janë bërë pjesë e produkteve të eksportit. Në vendin tonë gjende më shumë se 850 lloje bimësh mjekësore. Qëllimi i panairit të artizanatit dhe agrobiznesit është sjellja e produkteve karakteristike të zonës sa më pranë emigrantëve, që kthehen për pushime në qytetin e Shkodrës. Në panairin e ngritur përgjatë pedonales së qytetit të Shkodrës janë ekspozuar punimet e dorës të artizaneve të zonës kryesisht të thurura me lesh dhe me motive karakteristike, punime në dru si edhe produkte të stinës të zonave bujqësore e blektorale përreth qytetit.

Share This Video


Download

  
Report form