Përmet, takim per kishën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kisha ortodokse autoqefale shqiptare është institucion i pavarur dhe si e tillë ajo ka fuqi vendimmarrëse. Ky është komenti i konsullit  grek ne Gjirokastër Nikolaos  Kotrokois  i bërë  gjatë takimit me kryetarin e bashkisë së Përmetit Gilberto Jaçe. Kotrokios mbërriti në Përmet për gjetjen e një zgjidhje për konfliktin e godinës së pallatit të kulturës, të përdorur deri një javë më parë nga kleri ortodoks. Konsulli grek është shprehur se duhet një kohë e gjatë për të shqyrtuar këtë çështje me qetësi dhe se nuk duhen marrë vendime të nxituara. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Përmetit Gilberto Jaçe i ka vlerësuar të pahijshme sjelljet e klerikëve, e ka kërkuar dialog për zgjidhjen e pronësisë së godinës së pallatit të kulturës. E ndërkohe qe zhvillohen takime me përfaqësuesin e shtetit grek ne Shqipëri, bashkia dhe kisha dy palët e përfshira direkt ne konflikt nuk janë ulur ende bashke ne një tryeze bisedimesh për te gjetur zgjidhje. Pronësia e godinës së pallatit të kulturës shkaktoi përplasje mes klerikëve dhe përmbarimit një javë më parë në Përmet kur punonjësit e tij, në zbatim të vendimit të gjykatës, shkuan për të  liruar godinën  e për tia kthyer atë bashkisë së qytetit. Aktualisht godina e përdorur për 16 vjet nga kleri si kishë është në ruajtje nga policia private.

Share This Video


Download

  
Report form