http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Inkubatori i parë i produkteve tipike shqiptare është hapur në Përmet. Një hapësirë kjo e përbashkët për fermerët e zonës, të cilët mund të prodhojnë produkte me metoda tradicionale. Ky inkubatori, për prodhimin e rakisë dhe përpunimin e frutave është një investim i mbështetur 70% nga skema kombëtare për bujqësinë dhe pjesa tjetër nga një donacion i Agjencisë Italiane të bashkëpunimit për zhvillim.Niko Peleshi: ?Janë të njohur sot në treg, glikotë e Përmetit, rakitë e Përmetit, të llojeve të ndryshme, gatime të njohura që sot janë të njohura, por jo kushdo mund t?i gjejë kollaj sot në treg. Pse nuk i gjen dot kollaj në treg? E para sepse shumë prej këtyre prodhimeve janë informale, janë të pastandardizuara. Janë të shkëlqyera, shumë të shijshme, por nuk e provojnë dot para AKU-së që janë të tilla. Sepse nuk kanë fletën e analizave, nuk dëshmojnë dot që respektojnë standardet higjeno-sanitare, dhe për këtë arsye nuk dalin dot lirshëm në treg dhe ndaj në ngurojmë të rritin sasinë e prodhuar. Ky inkubator bën pikërisht këtë gjë, pra adreson pikërisht këtë problematikë?.Ministri i bujqësisë Niko Peleshi shtoi se ky model do të përhapet në gjithë Shqipërinë. Kjo me qellim që prodhimeve tipike te zonave qe dalin nga inkubatori tu krijohet mundësia për te mbërritur ne treg.