http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një supergol ne minutën e 75 nga Oleksei Gai i dha fitoren minimale 1-0 Cernomoretc ne Odesa ndaj Skënderbeut ne takim e pare te vlefshëm për raundin play-off te Uefa Europa League. Gjithësi rezultati nuk përligji aspak lojën e ukrainasve te pafat te cilët dominuan gjate gjithë takimit kundër kampioneve te Shqipërisë, ndërsa portieri Shehi ne nje mbrëmje te mire ishte shpëtimtar ne te paktën 4 raste te pastra. Ne një dominim qe ne fillim te takimit skuadra ukrainase ku militojnë edhe dy shqiptaret Vangjeli dhe Bakaj, por te cilët nuk u aktivizuan, pati disa raste me Shamodin Dja Djedje dhe Gai por pa arritur te mposhtnin kapitenin e skuadrës shqiptare ne mungese te Shkëmbit. Ne pjesën e dyte Cernomoretc rriti me shume presionin ne kërkim te golit te avantazhit me sulme te njëpasnjëshme drejt portës shqiptare. E nëse ne minutën e 74 gardiani i portës se Skënderbeut i mohoi një gol te sigurt Fontanelos, një minute me vone nuk mundi te bënte dot asgjë përballe predhës se Gait. Pavarësisht rezultatit minimal skuadra e drejtuar nga Mirel Josa shfaqi probleme pothuajse ne te gjitha repartet, si ne rreshtimin ne prapavije, organizimin e lojës nga mesfushorët dhe sulmi i shkëputur nga repartet e tjera. Ndërsa ne takimin e kthimit pas një jave korçareve do te duhet shume pune nëse duan te kualifikohen për ne fazën e grupeve te Uefa Europa League.