I akuzuari për atentatin “shpëton” të fejuarën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit ?burg pa afat? për Julian Shorjan të dyshuarin që po përgatiste një atentat ndaj një emigranti ndërkohë që liroi Rivjola Tomën të fejuarën e tij. Në seancën me dyer të mbyllura, mësohet se Shorja ka përjashtuar nga përgjegjësia të fejuarën 26-vjeçare, duke thënë se ideatori dhe zbatuesi i atentatit me minë të telekomanduar ishte ai. Shorja ka mohuar kategorikisht përfshirjen e Riviola Tomës, por dhe dyshimet se ajo do të përdorej në atentat, duke joshur viktimën. Për këtë, por edhe mungesës së provave që e lidhin me atentatin, Gjykata e Tiranës caktoi masën e detyrimit të paraqitjes për Tomën, kjo për shkak se 26-vjeçares iu gjend hashash në banesë. Çifti i të fejuarve u arrestua mbrëmjen e së martës, ndërkohë që nga kontrollet policia gjeti në shtëpinë e Shorjas 2 kapsolla detonatorë municione luftarake dhe hashash të mbjellë në vazo.

Share This Video


Download

  
Report form