http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës sot është më e qetë. Është policia kufitare shqiptare ajo që po bën një seleksionim paraprak të udhëtarëve drejt Greqisë. Në këtë pikë kalimi kufitar shtetasve shqiptarë iu kërkohet pasaporta biometrike, garancia, adresa pritëse dhe një shumë të hollash. Duke qenë se kontrolli është i imtësishëm që në anën shqiptare të kufirit deri mesditën e kësaj të enjte nuk janë shënuar kthime të shtetasve shqiptarë në Kapshticë. E njëjta procedurë ndiqet në këtë pikë kalimi kufitar edhe për shtetasit grekë që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri, atyre iu kërkohet pasaporta, një sasi të hollash, adresa pritëse dhe arsyet pse po hyjnë në territorin shqiptar. Pavarësisht rigorozitetit në kontrollin e dokumentacionit asnjë shtetas grek nuk është kthyer mbrapsht në doganën e Kapshticës. Edhe në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë situate paraqitet e normalizuar krahasuar me nje ditë më parë . kontrollet e dokumentacionit të udhëtarëve vijojnë nga të dyja palët por nuk janë shënuar kthime as të shtetasve shqiptarë dhe as të atyre grekë. Një ditë më parë pala shqiptare për herë të parë vendosi marrëdhëniet e reciprocitetit në pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Një masë e marrë kjo pas bllokimit të kalimit të shtetasve shqiptarë drejt Greqisë.