Sejko: Nuk ka rrezik për deflacion - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-14

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria nuk rrezikon situatë deflacioniste. Ky ka qënë reagimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili tha se niveli i inflacionit prej 0.2% për shkurtin, është një nga normat më të ulëta të shënuara vitet e fundit por nuk është në vlera negative. Vizion Plus i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë sqarime më konkrete për situatën e konsumit në vend, e cila reflektohet edhe nga të dhënat e INSTAT për inflacionin. Prej një kohe të gjatë ka patur një prirje: Fuqia blerëse është në rënie. Në qëndrimin zyrtar të saj, Banka Qendrore pranon se ka një goditje të ofertës dhe konsumit, por për të, origjina e inflacionit të ulët është situata në tregjet globale. Dy elementët kryesorë që e kanë shkaktuar këtë normë të ulët janë çmimi i naftës dhe ai i ushqimeve. Të dyja të importuara nga situata e vendeve partnerë tregtarë me ne. Banka Qendrore përjashton mundësitë e një situate defalcioniste në Shqipëri. Nëse kjo do të ndodhte, sqaron ajo, atëherë do të lidhej me një periudhë recesioni ekonomik dhe goditje të gjatë te ofertës. Banka thotë se po e monitoron me kujdes situatën dhe shprehet se në një periudhë afatmesme do të arrihet një trajektore rritëse e inflacionit. Në fund të sqarimit, Banka e Shqipërisë nuk përjashton mundësinë e reagimit të saj duke ndërhyrë sërish përmes uljes së normës së interesit për lekun.

Share This Video


Download

  
Report form