“Në Marinzë, nuk ka rrezik nga ndotja” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj që nga shpërthimi i puseve të naftës në Marinëz të Fierit dhe gjendja në fshat është ende e rënde, nuk është marrë asnjë masë konkrete. Institucioni i prefektit në Fier, ka mbyllur këtë të enjte raportin për dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara. 66 familje përfshirë edhe godina e shkollës nëntëvjeçare të fshatit Marinëz, do të dëmshpërblehen në masën 100%. Ndërsa për 110 familje të tjera, komisioni ka vendosur rishikimin e dëmeve. Ky raport i është dërguar kompanisë së naftës ?Bankers Petrolium?. Por kompania kanadeze, përgjegjësja kryesore e kësaj masakre mjedisore, jo vetëm nuk ka marrë asnjë mase për mbrojtjen e banorëve, por thekson se në këtë zonë nuk ka asnjë problem. ?Bankres Petrolium? thekson se: Cilësia e ajrit në zonën përreth emetimit të gazit është e sigurte dhe mbetet e pandryshuar me cilësinë, para ngjarjes në muajin Prill. Ndrësa për ndotjen e tokës në deklaratën e kompanisë theksohet se: Mostrat e tokës të marra direkt në zonën përreth pusit nga ku u çlirua gazi nuk kishin përmbajtje të lartë të hidrokarbureve dhe se të gjitha mostrat ishin brenda niveleve ndërkombëtare të pranuara. Për sa i përket cilësisë së ujit në deklaratë pretendohet se: Analizat e mostrave të ujit të marra përpara dhe pas çlirimit të gazit tregojnë se: nuk ka ndryshim të cilësisë së ujit si pasojë e ngjarjes. Mostrat e ujit ishin të krahasueshme me standardet ndërkombëtare të pranuara (Bashkimi Europian, Organizata Botërore e Shëndetësisë) dhe standardet shqiptare për ujin e pijshëm.Por pavarësisht të gjitha të dhënëve të bëra publike nga vete ?Bankers?, protestat e vazhdueshme të banorëve për gjendjen tregojë të kundërtën.

Share This Video


Download

  
Report form