http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm brenda një jave në komunën Frakull të Fierit janë vjedhur në 2 shtëpi mbi 60 milion lekë (të vjetra) ndërsa në të gjithë zonën janë vjedhur orendi shtëpiake, bagëti e shpendë. Shqetësimi vjen nga banorët e dëmtuar të cilët janë të pafuqishëm të ndalin fenomenin. Vjedhjet kryhen gjatë natës ndërsa banorët tregojnë gjurmët e lëna nga hajdutët në pronat e tyre. Kryetari i komunës thotë se policia nuk është angazhuar sa duhet në identifikimin dhe ndalimin e hajdutëve në zonën e Frakullës. Sipas tij paratë dhe malli i vjedhur tek banorët e fshatit ka dëmtuar rëndë ekonomitë e tyre të dobët. Burime nga Policia e Fierit bëjnë të ditur se kanë shoqëruar në komisariat dhjetëra shtetas të dyshuar për vjedhjet në zonën e Frakullës dhe se janë shumë pranë arrestimit të autorëve të këtyre veprave penale