http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Abuzimeve me shitjen e apartamenteve nuk do t?i jepet fund per sa kohe te gjitha kontrate-porosite, qe qytetaret lidhin me ndërtuesit, nuk janë te hedhura ne një sistem elektronik siç ndodh me dëshmitë e trashëgimisë apo edhe me pasuritë e patundshme. Kryetarja e Dhomës Kombëtare te Noterisë, Mimoza Sadushi, e cilëson emergjent krijimin e nje regjistri te tille per sa kohe qe këto kontrata vazhdojnë te aplikohen. Sadushi thotë se edhe ne Dhomën Kombëtare te Noterisë, jane paraqitur dhjetëra qytetare qe kane rene preh e mashtrimeve, por sipas saj kurrsesi kjo nuk është përgjegjësi e noterëve. Pak muaj me pare, Ministria e Drejtësisë ne bashkëpunim me Dhomën Kombëtare te Noterisë, mundësuan krijimin e një regjistri elektronik për testamentet, i cili sipas Sadushit ka lehtësuar shume punën e noterëve, ne përpilimin e akteve te trashëgimisë. Ne pak sekonda, ata verifikojnë nëse personi qe ka ndërruar jete, ka lëne apo jo nje testament. Por krijimi i këtij regjistri ka suprimuar edhe rreth 50 persona ne te gjithë vendin te cilët pas shume vitesh kane mësuar se jane te afërmit e tyre u kane lene pasuri.