Kanceri qe prek familjet - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV

Një studim i fundit mjekësor doli në përfundimin se nëse në një familje, një prej pjesëtarëve është me kancer, rriten mundësitë që edhe anëtarët e tjerë të preken. Sipas studimit, anëtarët e tjerë të familjes mund të preken nga lloje të ndryshme tumoresh. Në të tregohet se rreziku i prekjes nga kjo sëmundje rritet si pasojë e trashëgimisë gjenetike, stilit të përbashkët të jetës dhe mjedisit që i rrethon njerëzit e të njëjtës familje. Ekipi kërkimor ka mbledhur informacione në familjet që kanë pasur disa të prekur nga kanceri. Ky fenomen prek të afërmit e shkallës së parë që janë prindërit, fëmijët dhe motrat e vëllezërit, të cilët ndajnë 50 për qind të informacionit gjenetik. Vëzhgimi është kryer në 23 mijë persona në Itali dhe Zvicër. Në shqyrtim janë marrë 13 lloje të ndryshme kanceri. Studimi është publikuar në gazetën e Onkologjisë.

A recent medical study concluded that if in a family, one of the members has cancer, increasing the chances that the other affected members. According to the study, other family members may be affected by various types of tumors. It tells the risk of developing the disease increases as a result of genetic inheritance, common style of life and the environment that surrounds people of the same family. The research team collected information on families that have been affected by cancer a few. This phenomenon affects first degree relatives are parents, children and siblings, who share 50 percent of genetic information. The survey was conducted in 23 thousand persons in Italy and Switzerland. In consideration received 13 different types of cancer. The study is published in the journal Oncology.

Share This Video


Download

  
Report form