Familjet që nuk shtrojnë dot tryezën e fundvitit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë familje të varfra dhe me mungesë të ardhurash në zonën e Kënetës në Durrës, nuk kanë mundësi për të festuar festat e fundvitit. Në familjen Rizvani problemet shëndetësore dhe të papunësisë janë bërë një gangrenë dhe hall i pazgjidhur prej vitesh, ndërsa atyre iu shtohet edhe mbajtja e Albionit 9-muajsh, i cili mbeti jetim menjëherë pas lindjes. Gjyshja e tij tregon me lot në sy për jetën tejet të vështirë dhe për ndihmën që nuk e ka parë nga askush. Fëmijët e kësaj familje janë ende të vegjël, por ata nuk e dinë se çfarë janë festat e fundvitit, në ndryshim nga shumë bashkëmoshatarë të tjerë. Dhurata për ta në këto ditë festash janë mjetet shkollore, të cilat nuk i kanë pasur asnjëherë të plota që nga fillimi i shkollës. Një nga burrat e kësaj familje ka punuar pak kohë në emigracion në Greqi, por tashmë në Durrës prej muajsh nuk ka mundur të sigurojë asnjë punë. Tryeza bosh në natën e ndërrimit të viteve do të jetë edhe në një familje tjetër, pak metra larg kësaj. Familja Bruçi e përbërë nga 4 vetë jeton në një dhomë të sajuar me një sipërfaqe që nuk është më shumë se 9 metër katrorë. Arjana, nënë e dy fëmijëve thotë se asnjë mundësi financiare nuk ka, madje edhe ndriçimin e përkohshëm ia kanë siguruar fqinjët, kurse ushqime nuk mund të sigurojë më pasi lista e borxheve është bërë shumë e gjatë. Në zonën e ish-Kënetës në Durrës operojnë shumë shoqata jofitimprurëse, të cilat kanë evidentuar rreth 400 familje që jetojnë në varfëri ekstreme. Por familjet që u bënë objekt i kësaj kronike dhe shumë të tjera në këtë zonë, nuk e kanë parë asnjëherë ndihmën e strukturave shtetërore apo edhe të organizatave jofitimprurëse, të cilët kanë si qëllim të aktivitetit të tyre ndihmesën për kategoritë sociale në nevojë.

Share This Video


Download

  
Report form