Dëmtohet shtrati i Vjosës nga gërmimet pa leje - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Një shembull konkret i mosfunksionimit te strukturave shtetërore është katastrofa mjedisore që po i bëhet lumit Vjosë. Si shumë fenomene të tjera të shkeljes së ligjit para dhe pas fushatave zgjedhore dhe në periudha të tranzicionit të qeverive edhe në komunën Frakull të Fierit duket se gjithçka ka dalë jashtë kontrollit. Dhjetëra ekskavatorë të palicensuar kanë gërryer shtratin e lumit, duke ndryshuar rrjedhën e tij. Tashmë shtrati i ri po gërryen tokat bujqësore duke iu afruar shtëpive. Kryetari i komunës kërkon zbatimin e vendimit të qeverisë, në bazë të të cilit zona nga Ura e Mifolit deri në Cakran është e paprekshme, pra nuk lejohet në asnjë rast të shfrytëzohet për marrje inertesh. Shkatërrimi i shtratit të lumit dhe i pritave të tij ka bërë që dhjetëra hektarë tokë bujqësorë të zhduken në rrjedhën e tij. Fenomeni i dha pasojat më të rënda me përmbytjen e marsit të këtij viti.

Share This Video


Download

  
Report form