http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vetëm pak orë pasi forcat e rendit gjeten të braktisura afro 1 ton hashash në grykederdhjen e Vjosës së bashku me dy gomone të braktisura, janë arrestuar dy nga autoret që dyshohet se janë posedues të drogës.Nëpërmjet një njoftimi të dërguar për mediat u bë e ditur se nga operacioni ?Vjosa? janë vënë në pranga autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike.Arrestimi në flagrancë i shtetasve me iniciale A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç u falë punës hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan.Nga tërësia e hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar ?Vjosa?, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në