Ferras, banoret ende te tronditur nga vershimi i Vjoses

RTV KLAN 2018-05-09

Views 0

Egërsia e natyrës duket se ka tronditur edhe kafshët. Njerëzit janë të rraskapitur pas tre ditësh përballje me vërshimin e Vjosës.

Vjosa ua mori të gjitha përpara syve. Nga njëra anë humbja dhe në anën tjetër tmerri. Vërshimi ishte i fuqishëm dhe i papritur.

?Si e ka mbajtur burri, si nuk i ra infarkt!?

Tani banorët po tentojnë t?i kthehen normalitetit. Llumi dhe balta në disa shtëpi është ende prezent.

?Në Ferras ka nisur puna për të rikthyer në normalitet banesat e përmbytura, humbjet janë të mëdha, por më tepër banorët janë të tronditur. Ata qëndruan në banesat e tyre gjatë katastrofës për të shpëtuar çfarë të mundnin.?

Evakuimi nuk është një opsion për këta banorë. Ata e kanë lidhur jetën e tyre me shtëpitë dhe gjënë e gjallë.

?Me jetën time e vlerësoja shtëpinë.?; ?Nuk e menduam se do vinte aq lumi.?

Ndryshe nga 2 vjet më parë kanali i Martinës që kalon në anën perëndimore të fshatit Ferras nuk e përballoi vërshimin e ujit duke e derdhur me forcë nëpër banesa.

?Ky është një prej kanaleve kryesorë vaditës në Fier, qindra shtëpi në Ferras u përmbytën pasi argjinaturat e tij nuk e përballuan dot vërshimin e Vjosës.?

Vërshimi i lumit Vjosa në fundjavë përmbyti 350 banesa në Fier. Nga këto 250 vetëm në Ferras. Dëmet në bujqësi janë të rënda por bilanci zyrtar ende nuk është. Verifikimi në terren ka nisur në të gjitha zonat e përmbytura duke filluar nga fshati Frakull, Cervem, Ferras, Povelcë dhe Darëzezë. Nën ujë janë ende 3500 ha tokë bujqësore kryesisht në zonën e Darëzezës.

Share This Video


Download

  
Report form