Prishtinë, tension në kuvend për paktin - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Mes tensionesh dhe përplasjesh ndërmjet policisë dhe aktivistëve të Vetëvendosjes, Kuvendi i Kosovës po diskuton për ratifikimin e marrëveshjes së Brukselit. Disa qindra vetë, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, po protestojnë para ndërtesës së Legjislativit dhe qeverisë së Kosovës, pasi kundërshtojnë marrëveshjen e arritur nga Thaçi e Daçiç. Që në mëngjes, protestuesit bllokuan hyrjen e Kuvendit dhe qeverisë, duke penguar shumë deputetë të hynin në sallë, derisa janë përballur me forcat policore, të cilët arrestuan 36 aktivistë. Pas një ndërprerje disa minutëshe për mungesën e kuorumit, seanca plenare rinisi edhe me praninë e deputetëve të Vetëvendosjes. Në fjalën e tij, kryeministri kosovar Thaçi, ftoi gjithë deputetët që ta ratifikijnë marrëveshjen, pasi sipas tij, të 15 pikat e dokumentit, janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e cilëson marrëveshjen si cënim të sovranitetit të Kosovës. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë u nënshkrua më 19 prill në Bruksel nga kryeministrat Thaçi dhe Daçiç, por që të hyjë në fuqi, ajo duhet ratifikuar nga Parlamentet e dy vendeve.

Share This Video


Download

  
Report form