http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seanca plenare ka qene e tensionuar e është ndërprere 2 here për shkak te debateve mes mazhorances dhe opozitës per problematiken e kultivimit te kanabisit; dhe sulmet mes palëve nuk lanë jashtë as filmin e fundit ?War Dogs?. Opozita i ka meshuar tezes se Shqipëria po shndërrohet ne Kolumbi, duke përmendur edhe rastin e avionit ne Ishëm, por kryeministri Rama ka hedhur poshtë akuzat, duke sjelle si argument per luftën kundër kanabisit, raportet e Departamentit te Shtetit. Pjese e debatit ishin edhe zgjedhjet dhe demokrati Astrit Patozi suprizoi kur pranoi se ne te kaluarën edhe opozita i ka përdorur bandat, por sipas tij, kryeministri Rama i ka futur ato ne parlament e qeveri. Përgjatë gjithë seancës, opozita akuzoi qeverinë se përdori ne Dibër paratë e fituara nga droga, për te blere votat, por për maxhorancen, PD humbi per shkak te strategjisë se saj te gabuar ne 11 shtator.