Qarku i Kukësit përbëhet nga tre rrethe: Kukës, Tropojë dhe Has. Të dhënat zyrtare numërojnë një popullsi prej 85 mijë banorë , nga të cilët popullsi urbane janë 29 mijë dhe popullsi rurale mbeten 56 mijë banorë. 4 mandatet e Kukësit u ndanë 3 me 1 ne favor te demokrateve ne fakt zgjedhjet e 2009 folën për një fitore bindëse te PD, ku kontribut thelbësor pati Rruga e Kombit. Ne këtë qark PD kandidoi Flamur Noken, Fatos Hoxhen dhe Besnik Dushajn dhe mori 28 mije vota. Socialistet qe kandiduan te parin ne liste Asllan Dogjanin arritën te marrin vetëm 13 mije vota. Ne këto zgjedhje demokratet kane ndryshuar pjesërisht listën e kandidateve duke rikonfirmuar ministrin e brendshëm Flamur Noken dhe Besnik Dushajn dhe ne vendin e trete është Alban Zeneli. Partia socialiste ka çuar ne Kukës një figure te re ish-kryeprokurori i Tiranës, Vexhi Mucmaten. Javët e fundit para zgjedhjeve kane sjelle zhvillime interesante edhe ne qarkun e Kukësit. Kryetari i bashkisë Hasan Halilaj deklaroi largimin nga PD dhe bashkimin e tij me LSI dhe pritet te shihet efekti i kësaj lëvizje ne rezultatet e zgjedhjeve. Ndërkaq edhe LSI synon te forcoje përfaqësimin e saj ne këtë qark duke future ne listën e kandidateve për deputet biznesmenin njohur Apostol Goci i cili ne vitin 2009 nen siglën e PSD mori me shume se 4 400 vota. Por pavarësisht këtyre lëvizjeve fitorja e një mandate me shume duket i vështire pasi PS duhet te shtoje me shume se 4 mije vota ose ndryshe 1/3 e votave qe arriti te marre ne vitin 2009.