https://twitter.com/VizionPlusTV
http://www.vizi" /> https://twitter.com/VizionPlusTV
http://www.vizi"/>

Berati, qarku qe ndryshon "Lehte" - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 6

https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
http://www.vizionplus.tv


Qarku i Beratit ka 8 mandate deputetesh, dhe ka ne perberje 5 bashki dhe 20 komuna. Berati mund te klasifikohet si bastion i majte sepse ne 22 vjet PD ka fituar vetem nje here me shume mandate se PS dhe kjo ka ndodhur ne vitin 1996. Qe prej zgjedhjeve te vitit 2005 kur Ilir Meta u zgjodh deputet ne kete qark, realiteti electoral ne kete qark eshte tripolar pasi mandatet ndahen mes PS, PD dhe LSI, te cilat moren respektivisht 4, 3 dhe nje mandat

Ne 2009, Partia Demokratike garoi ne kete qark me 3 emra kryesore Genc Pollon, Mehmet Xheken dhe Lefter Maliqin te cilet u bene deputete fale 27 mije votave qe mori koalicioni ku kontribut te rendesishem pati PR e cila me kandidatin e saj Astrit Veliaj I dha 4 mije vota te djathtes.
Socialistet zgjodhen si ekip ne Berat Erion Bracen, Fidel Yllin, Ermonela Felaj dhe Marko Bellon dhe koalicioni I majte mori 44 mije vota nderkohe qe G99 e kryesuar atehere nga Erjon Veliaj mori me shume se 3 mije vota.

Berati ishte nje prej 4 qarqeve ku LSI arriti te marre nje mandate me 9200 vota. Dominimi i se majtes ne qarkun e Beratit eshte I dukshem edhe ne zgjedhjet lokale, Në Berat Fadil Nasufi vijon në mandatin e tretë radhazi, në Kuçovë edhe ne 2011 fitoi kandidati socialist ashtu si dhe ne zgjedhjet e 2003 apo 2007. Corovoda eshte I vetmi perjashtim pasi ne 2011 PS humbi dhe fitoi koalicioni LSI-PD.

Ne keto zgjedhje lista e PD nuk ka ndryshuar shume serish I pari eshte Genc Pollo, Lefter Maliqi eshte serish i treti ne liste por kete here Astrit Veliaj nuk garon me per Republikanet por mban numrin 2 ne listen e demokrateve.

Edhe socialistet ne garen e 23 qershorit kane rikandiduar Fidel Yllin e Ermonela Felaj, emer I ri eshte Eduard Shalsi nderkohe qe vendin e 4 dhe te 5 e mbajne Eduart Bejko dhe Artan Lame.

LSI kerkon te perserise fitoren e 2009 serish me Nasip Nacon.

Berati eshte nje nga qarqet ku rezultati mund te ndryshoje me lehte pasi Aleances per Shqiperine Europiane i mjaftojne disa qindra vota per te marre 6 mandate nderkohe qe PD do te nxirrte vetem 2 deputete.

Share This Video


Download

  
Report form