Pikëpyetjet e amnistisë fiskale - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Edhe pse amnistia fiskale e miratuar ne vitin 2011 nuk arriti të përmbushte synimin që kishte ministria e financave, sërish drafti që kuvendi miratoi seancën e të enjtes përmban të njëjtin variant: Ai vetëm shtyn afatin deri në fund të vitit 2013. Kështu, ligji i ri fal të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore, gjobat dhe penalizimet të cilat janë vënë në vitin 2009 dhe 2010, por që nuk kanë mundur të përfitojnë nga amnistia e parë. Ekspertët e konsiderojnë si të paefektshëm edhe këtë variant, pasi ligji vijon të mos japë garanci për bizneset se në momentin që ata deklarojnë parregullsitë nuk do të penalizohen nga administrata tatimore. Për ekspertë të tjerë, kuvendi duhet të miratonte draftin e plotë, i cili përfshinte edhe legalizimin e kapitalit. Ata shpjegojnë se në kushtet e krizës ekonomike, biznesi do të amnistohej, por edhe subjektet të cilat janë informale, do të fillonin të paguanin taksa. Zgjatja e afateve të veprimit të këtij ligji i jep të drejtë bizneseve që të rivlerësojnë edhe njëherë bilancet e tyre, ku për pronat, pasuritë e paluajtshme dhe makineritë të cilat kanë qenë të padeklaruara më parë janë të detyruar të paguajnë vetëm 6-7 për qind të detyrimit tatimor. Në vitin 2011 financat arritën të mbledhin vetëm 14 miliardë lekë nga 57 miliardë detyrime që ishin të papaguara.

Although fiscal amnesty passed in 2011 did not meet the goal that had the ministry of finance, the Assembly adopted the draft again Thursday session contains the same version: It only extends deadline until the end of 2013. Thus, the new law forgives all taxes and customs duties, fines and penalties that were put in in 2009 and 2010, but that could not benefit from the amnesty first. Experts consider this variant also ineffective, as the law continues to provide guarantees for businesses feel that once they declare irregularities will not be penalized by the tax administration. For other experts, the Assembly must approve the full draft, which included the legalization of capital. They explain that in terms of the economic crisis, the business will amnistohej, but also entities that are informal, will begin to pay taxes. Extension of time of action of this law entitles businesses to reassess their balance sheets again, where property, real estate and machinery which have been previously undeclared required to pay only 6-7 percent tax liability. In 2011 finance only managed to collect 14 billion from 57 billion were outstanding obligations.

Share This Video


Download

  
Report form