Protesta për kasën fiskale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pamundësia për të patur një kasë fiskale, e cila do t?i shpëtonte nga gjobat dhe konfiskimi i mallit, ka detyruar rreth 100 tregtarë të tregut të fruta perimeve në Elbasan t?i vënë kyçin aktivitetit. Ata kanë protestuar para bashkisë kundër vendosjes së kasës fiskale, duke kërkuar të trajtohen si tregtare ambulant. Për shumë nga tregtarët, shitja ne këto ambiente është burimi i vetëm i të ardhurave. Tregtarë kërkojnë ndihmën e kryebashkiakut, ndërsa grupet e tatimorëve, Inspektoratit të Punës dhe institucioneve të tjera vijojnë kontrollet dhe gjobitjet. Edhe tregtarët ambulantë të qytetit të Kavajës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun industrial kanë protestuar përpara bashkisë së qytetit. Ata pretendojnë se rritja e taksave është e papërballueshme, ndërsa niveli ditor i xhiros ka rënë ndjeshëm. Tregtarët kanë paralajmëruar të tjera protesta duke thënë se do te mbyllin aktivitetin, nëse kërkesat e tyre nuk merret parasysh.

Share This Video


Download

  
Report form