http://www.vizionplus.tv
http://www.twitter.com/VizionPlusTv
http://www.facebook.com/vizionplustvpage
Kryetari i bashkisë se Kukësit le Partine Demokratike dhe i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim. Hasan Halili, ne gjysmën e mandatit te dyte si kryebashkiak i qytetit verior, deklaron largimin e tij nga Partia Demokratike ku ishte anëtar qe nga krijimi i saj. Sipas tij, vendimi ka ardhur per shkak te pakënaqësive te krijuara ndaj qeverise demokratike ne lidhje me mosmiratimin e shume projekteve ne qytetin e Kukësit. Partia Demokratike e Kukësit nuk ka reaguar ndaj largimit te kryetarit te bashkisë Hasan Halili dhe bashkimin e tij me LSI-në. Hasan Halili është nje nga anëtaret e hershem te PD-së se Kukësit. Prej tre vitesh ai ka qene dhe kryetar i kësaj partie per rrethin e Kukësit dhe dy here kryetar bashkie, kandidature e propozuar nga demokratet.