http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu për ekzistencën e organizatave kriminale, të cilat veprojnë në Shqipëri, një tjetër diplomat bën thirrje për bashkëpunim mes agjencive ligjzbatuese për goditjen e tyre. Nga Korça, ambasadori Italian Alberto Cutillo theksoi se krerët e grupeve nuk janë vene ende para drejtësisë.
?Bashkëpunimi është i mire, ka rezultate te mira, ne luftën kundër kultivimit te Kanabisit por mundet dhe duhet bere me shume. Ajo qe besoj se duhet te përmirësohet ne Shqipëri është lufta ndaj grupeve te mëdha kriminale dhe mbi te gjitha me pas pasi këta grupe te dalin para drejtësisë duhet te gjykohen dhe nëse janë fajtore te dënohen. Kjo deri tani nuk ka ndodhur?.
Cutillo tha se Shqipëria po bën përparime te ndejshme për integrimin në Bashkimin Europian.
?Shqipëria e di se për te hapur bisedimet per hyrjen ne BE duhet te beje përparime ne 5 fusha kryesore. Ajo po bën përparime por disa vende ne veçanti kërkojnë qe te beje edhe me shume?.
Disa ditë me pare ambasadori i Shteteve te Bashkuara Doanld Lu përmendi me emra krerët e grupeve te krimit te organizuar. Deklarata e tij u përshëndet nga kryeministri Rama, i cili premtoi reagim te shpejte te policisë per goditjen e tyre