http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dalin në dritë detaje të reja në lidhje me operacionin ?Baza? që bëri të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e nj arsenali të vërtete armesh nga policet e komisariatit Nr.6 në Tiranë.
Shtetasi i arrestuar në flagranc në këtë operacion është Ramazan Alla 64 vjec.
N vitin 2012 ai ishte kapur nga forcat e rendit sërish për armëmbajtje pa leje. Në atë kohë ai i dha ryshfet një shefi krimesh në policinë e Tiranës për ti shpëtuar prangave e për këtë efektivi i policisë u arrestua.
Ndërkohe për momentin policia nuk bën të ditura detaj të tjera në lidhje me operacionin e fundit kët të premte ndërsa mësohet se i arrestuari po merret në pyetje lidhur me klientelën e armëve pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje të rënda.
Ramazan Alla e kishte përshtatur banesën e tij si magazinë për 3 automatik, 3 snajpera, 3 armë sportive si dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme, silenciatorë dhe pjesë armësh zjarri.