Portali italian "Osservatorio Balcani", në një artikull analitik për Shqipërinë, ngre shqetësimin për përdorimin e të miturve në fushatën elektorale. Në shkrimin në fjalë, ndërsa thuhet se fushata tashmë po zhvillohet me kapacitete të plota, theksohet se tensionet elektorale nuk kursejnë as fëmijët, të cilët përdoren nga politika. "Në Shqipëri, gjatë fushatës elektorale, fëmijët gjenden shpesh në vijën e parë, duke duartrokitur e brohoritur në tribunat e tubimeve, nëpër sheshe e nën diellin përvëlues. Ata qëndrojnë edhe nëpër klasat e shkollave të tyre, ose nëpër kopshte, të veshur edhe me uniformën e shkollës, duke dëgjuar me vëmendje një politikan. Këto skena nuk mund të mos sjellin në vëmendje kujtimet e diktatorëve të vendeve të Ballkanit apo të Europës Lindore, të cilët mbanin gjithnjë fëmijët në krah, gjithnjë të buzëqeshur dhe gjithnjë në dispozicionin e tyre." Sipas "Osservatorio Balcani", të gjitha partitë politike, i përdorin fëmijët në aktivitetet e tyre, për të treguar pastërtinë dhe pafajësinë e secilës prej tyre dhe për të shtuar numrin e pjesëmarrësve ne turmë. Për këtë, nënvizohet në analizë, përdoren mësuesit, që t'i nxjerrin nxënësit në sheshe. Më pas, në artikull, jepet edhe një panoramë e të drejtave të dhunuarve të fëmijëve shqiptarë ndër vite në këto vite tranzicioni, bazuar në raportet e OKB-së.
Italian portal "Osservatorio Balcani" an analytical article in Albania, raises concerns about the use of minors in the election campaign. In the article in question, but said the campaign already taking place in full capacity, the state electoral tensions not save the children, who used the policy. "In Albania, during the campaign, children are often the first line, applauding and cheering in the stands rallies, the streets under the scorching sun. They also stay in their classrooms or in gardens, wearing the uniform of the school, then listen a politician. These scenes can not bring to the attention of dictators memories of Balkan or Eastern Europe, who held more children on the side, always smiling and always at their disposal. "According to the" Osservatorio Balcani "all political parties , use children in their activities, to show the purity and innocence of each of them and to increase the number of participants in the crowd. For this, the analysis noted, used teachers to bring students into the streets. Later in the article, given an overview of the rights of the victims of Albanian children in years during the transition years, according to UN reports.