http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kengetarja Elsa Lila është vetëm një prej artisteve shqiptare ne bote te cilët përmes videomesazheve i janë drejtuar qeverise mbi debatin e armeve kimike siriane. Duke kërkuar një refuzim nga shteti, e ne mbështetje te protestave qytetare, artisteve iu ka mjaftuar një deklarate e thjeshte, e xhiruar me celular apo kamera kompjuteri për t'iu bashkuar ne mënyre simbolike thirrjes kundër demontimit te armeve kimike ne Shqipëri. Por, bashke me këtë kolazh videomesazhesh nuk kane munguar as publikimet e artisteve ne profilet e tyre zyrtare ne rrjetet sociale. Rita Ora, nje prej artisteve shqiptare më me popullaritet sot për sot ne bote, ka shkuar mbrëmjen e te enjtes se i bashkohet protestës se te rinjve dhe kauzës se tyre. Edhe këngëtaret e njohur lirike, tenori Saimir Pirgu apo baritoni Gezim Myshketa, ne profilet e tyre ne Facebook i janë drejtuar qeverise duke kërkuar mos miratimin e ardhjes se armeve e duke mbështetur njëkohësisht protestat e këtyre ditëve.