Dikur një shkrimtar britanik do te deklaronte se roli i bashkëshortes se një lideri politik ishte aq simbolik sa ne vend te saj mund te vendosej një dordolec me kapele e lule ne dore, pa u ndjere fare ndryshimi. Por nëse sot Britania është kthyer ne vendin qe i ka dhëne rëndësinë me te madhe rolit te grave te konkurrenteve ne garën zgjedhore, ne Shqipëri përballemi me një tjetër realitet. Për analistin Blendi Kajsiu, kjo fushate zgjedhore nxori ne pah një rol pasiv te bashkëshorteve te politikaneve shqiptare. Nga njëra ane bashkëshortja e kryeministrit, Liri Berisha qe e kemi pare te shfaqet pa munguar ne asnjë nga aktivitetet elektorale te zotit Berisha, por me një rol pasiv ne turmën përballë podiumit ku flet Sali Berisha. Ndërsa nga ana tjetër Linda Rama, qe përveç përkrahjes ne aktivitete, se fundmi erdhi me një përpjekje për tu angazhuar politikisht, duke kërkuar vote për Partine Socialiste, forcën qe drejton bashkëshorti i saj. Nje rol krejt tjetër ka zgjedhur bashkëshortja e kreut te LSI, Ilir Meta. Ajo ka preferuar mes shume se te jete shoqëruese e tij ne mitingje, te angazhohet tërësisht me kandidimin ne Lezhe si kryesuese e listës. Por për analistet, Shqipëria edhe ne këto votime shkon për te zgjedhur mes dy personave dhe gratë nuk janë gjë tjetër veçse theksim i dimensionit njerëzor te tyre. Sipas analistit Kajsiu e gjithë kjo panorame riprodhoi tipologjinë e gruas si mbështetëse e bashkëshortit dhe vetëm ne funksion te plotësimit te figurës se tij.