http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kreu i opozitës Hristijan Mickovski janë përballur në një duel televiziv. Kreu i qeverisë i premtoi kundërshtarit të tij politik zgjedhje të parakohshme, ne rast se kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski nuk fiton garën presidencialeZoran Zaev: Nëse ju kërkoni zgjedhje të reja parlamentare dhe nëse Pendarovski dështon, atëherë do të pajtohemi për zgjedhje parlamentare të parakohshme.Ndërkohë lideri i partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski nuk përjashtoi mundësinë që tetë deputetët të cilët i përjashtoi nga partia duke i konsideruar tradhtarë pasi votuan për ndryshimin e emrit, të rikthehen sërish në partinë e tij.Ekziston mundësia që deputetët e përjashtuar të kthehen në partinë amë, në VMRO-DPMNE. Absolutisht është e mundur, gjithmonë ka mundësi të reja. Në takimin e djeshëm me këtë grup të pavarur deputetësh u kam prezantuar principet e e partisë për ligjet reformuese, edhe propozimet për Ligjet për Prokurorinë publike.Debati i fundit mes dy kundërshtarëve politikë u realizua një vit më parë, ku çështja më e nxehtë ishte ndryshimi i emrit të vendit.