http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev takohet në mbrëmje me liderin e opozitës Hristijan Mickoskin.Temë e diskutimit të takimit të parë mes kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, do të jetë Prokuroria Speciale, reformat dhe zgjedhjet presidenciale. I pyetur për deklaratën e Mickosit se do të kërkojë amnisti për të gjithë politikanët, Zaev u përgjigj se do rishikojë të gjitha kërkesat opozitës.Zoran Zaev: ?Do të shoh cilët janë kërkesat e opozitës. Unë do i vë në dijeni edhe propozimet tona dhe gjithë së bashku si politikanë dhe parti të përgjegjshme politike, do të bisedojmë. Për detajet është shumë herët dhe nuk do të komentoj. Për mua e rëndësishme të bisedojmë për zgjedhjet presidenciale dhe për procesin integrues të vendit tonë?.Nga ana tjetër kreu i VMRO-DPMNE, tha se në tryezën e bisedimeve do të jetë edhe çështja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Hristjan Mickoski: Do të bisedojmë edhe për reformat, të ardhmen e Prokurorisë Speciale, për përndjekjen politike, por edhe për situatën aktuale për të cilën mendoj se rruga që ka zgjedhur kryeministri Zoran Zaeb, është e gabuar. Kemi kërkuar disa herë zgjedhje të parakohshme parlamentare e për fat të keq, partia në pushtet nuk guxon ta pranojë. U trmb dhe po jep përgjigje të zbrazta. Por esenca është e qartë, do ta diskutojmë edhe këtë çështje dhe jemi në pritje?.Ndërkohë fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale pritet të nisë më 1 prill, ndërsa kandidatët janë 3, Stevo Pendarovski i koalicionit qeveritar, Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së, dhe Blerim Reka i Lëvizjes Besa e Aleancës për Shqiptarët.