Zoran Zaev refuzon kërkesat e opozitës shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-10-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i ka cilësuar kërkesat e partive opozitare shqiptare për përfshirjen e gjuhës shqipe në kushtetutë si kushte shtesë që pengojnë integrimin në BE dhe NATO.Zoran Zaev: I kuptoj nevojat e njerëzve për të hapur debate, për të dhënë propozime e, por në fund askush nuk ka të drejtë të kushtëzojë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Sigurisht që nuk do të lejojmë zgjerimin e Kutisë së Pandorës këtë e dinë të gjithë?I pyetur nëse Marrëveshja e Ohrit duhet të përfshihet në Preambulën e Kushtetutës , Zaev theksoi se një gjë e tillë është bërë në vitin 2001.Zoran Zaev: Marrëveshja e Ohrit është pjesë e Kushtetutës, ajo pjesë ishte e përfshirë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Dua të theksoj se bashkëpunimi në proces është i rëndësishëm, por nuk duhet të minojmë procesin në një kohë që duhet të ndërmarrim hapa të guximshëm.Kryeministri njoftoi se qeveria do të miratojë deri në fund të javës draft-amendamentet, të cilat do të hartohen së bashku me deputetët e larguar nga VMRO-DPMNE. Ndërsa deri në muajin janar, ai shpreson që procesi për ndryshimet kushtetuese të ketë përfunduar.Nga ana tjetër, sa i përket dekretimit të ndryshimeve kushtetuese, mediat e vendit fqinj shkruajnë se presidenti Gjorge Ivanov, është nën hetim nën akuzat për mosdekretim të Ligjit për Gjuhet dhe të Marrëveshjes se Prespës.

Share This Video


Download

  
Report form