Kryeministri Berisha ka ashpërsuar tonet ndaj rivalit te tij Edi Rama, pikërisht ne Vlorë, ku lideri socialist kryeson listën e kandidateve. Gjate takimit me gazetaret e Vlorës, ne fokus te sulmeve te Berishës ishte prezantimi zyrtar i Rames si kandidat ne këtë qark, ku shefi i qeverise nuk ngurroi te beje një krahasim edhe mes tij e diktatorit hoxha. Me herët gjate një inaugurimi rruge ne Fier, Berisha theksoi se nuk do te ketë rikompozim te KQZ, duke ia faturuar Rames koston per gjendjen e krijuar ne institucionin e administrimit te procesit zgjedhor. Sa i përket akuzave te opozitës e bashkisë se Vlorës per mungese vëmendjeje te qeverise për 100-Vjetorin e Pavarësisë, Berisha e cilësoi gjithçka nje skenar politik, pasi sipas tij janë akorduar 100 milione leke per aktivitetet per kete date historike. Berisha premtoi se brenda nje viti Shqipëria do te marre statusin e vendit kandidat per te vijuar me pas bisedimet per anëtarësim ne BE. Gjithashtu Berisha premtoi se nëse merr nje mandat te ardhshëm ne krye te qeverise, do te shtroje edhe km e fundit te rrugës ku jetojnë dhe banojnë shqiptaret.
Premier has toughened its tone against rival Edi Rama, exactly in Vlora, where the socialist leader tops the list of candidates. During the meeting with journalists of Vlora, the focus of attacks Berisha was the official presentation of Rama as a candidate in this district, where the chief government did not hesitate to make a comparison between him and the dictator Hoxha. Earlier during a road inauguration in Fier, Berisha stressed that there will be no re-composition of the CEC, getting billed for the cost Rama the situation in the institution administering the electoral process. Regarding allegations that the municipality of Vlora opposition to the government's lack of attention to the 100th anniversary of Independence, Berisha considered everything a political scenario, as according to him are allocated 100 million for activities on this historic date. Berisha promised that within a year, Albania will get the status of candidate country to continue after talks with EU membership. Berisha also promised that if he gets a mandate to the head of the next government, which will lay down the last km of road where Albanians live and reside.