Bode për deficitin dhe HEC-et - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Para tre ditësh qeveria shqiptare ka arritur të arkëtojë gjysmën e shumës së privatizimit të katër HEC-eve, që janë blerë nga firma "Kurum". I pyetur nga Vizion Plus, ministri i Financave Ridvan Bode ka sqaruar se deri tani në arkën e shtetit janë hedhur 57 milion euro të cilat do të shkojnë për të ulur borxhin publik. Kreu i financave nuk ka pranuar se qeveria ka rritur deficitin buxhetor dhe as borxhin e brendshëm, ai u shpreh se gjatë muajve të parë të këtij viti është kryer vetëm huamarrje e përkohshme e cila do të shlyhet me lekët që do të merren nga privatizimet. "I lejuam vetes që të marrim borxh të përkohshëm, i cili shumë shpejt do të lahet me paratë e privatizimeve, nuk do të tejkalojmë shifrën e borxhit që kemi parashikuar në buxhet". Për sa i përket ankesave që kanë bërë shoqatat e biznesit se qeveria i ka disa milionë euro borxh firmave për punët e kryera publike, ministri Bode u përgjigj: "Kemi kryer të gjitha pagesat për punët publike që janë parashikuar në buxhetin e 2013-ës, dhe përveç kësaj kemi dhënë edhe 105 milionë euro më shumë se shifrat që kemi parashikuar në këtë buxhet..." Bode është shprehur se ulja dhe heqja e disa taksave do të sjellë nevojën për rishikim të buxhetit, i cili i mbetet për ndryshim parlamentit të ri që do të dalë pas zgjedhjeve të qershorit.

Three days before the Albanian government has managed to collect the amount of the privatization of four hydropower plants, which were purchased by the firm "Kürüm". Asked by Vision Plus, Finance Minister Ridvan Bode explained that so far the state coffers are throwing 57 million of which will go to reduce public debt. Head of Finance admitted that the government has not increased the budget deficit and debt or domestic, he said that during the first months of this year is done only temporary borrowing which will be repaid with the money to be taken from privatizations. "I we allowed ourselves to get temporary debt, which will soon be washed with the privatization money, will not exceed the sum of debt that have budgeted." With regard to complaints made ??business associations that the government has several million debt incurred by firms in public affairs, Bode said: "We have made ??all payments for public works that are anticipated in the 2013 budget, and in addition we also provide 105 million euros more than the figures we have provided in this budget ... "Bode said that the reduction and abolition of some taxes will necessitate revision of the budget, which remains for the new parliament to change will be released after the June elections.

Share This Video


Download

  
Report form