"Legalizime pa kufi date" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Do te legalizohen 80 mije nderime pa leje edhe nëse janë ndërtuar pas vitit 2006, date kjo kur nuk lejohej me Aluizni te merrte në shqyrtim dosje me ndërtime informale. Ne prezantimin që i kanë bërë nismës në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, përfaqësues të qeverisë janë shprehur se gjatë këtyre viteve ka patur shumë raste kur autoritet lokale nuk kanë ndërhyrë gjatë ngritjes së godinave informale, gjë e cila ka sjellë një numër të madh të objekteve të cilat duhen legalizuar. Projektligji nuk ka asnjë datë se deri kur është afati i fundit i ndërtimeve pa leje që do të përfitojnë legalizimin, por përfaqësuesit e qeverisë u shprehën se përfundimi i fotografimit të hartës që do të regjistrojë këto ndërtesa do të shërbejë edhe si afat që nuk do të lejojë më shqyrtimin e kërkesave për legalizim. Por për opozitën, sjellja e këtij ligji jo shumë ditë larg datës së zgjedhjeve tregon se qëllimet janë elektorale e jo per te zgjidhur problemin, pasi premtimet per legalizim vazhdojnë prej 8 vitesh. Për herë të parë ndryshimet e ligjit të legalizimeve do të formalizojnë edhe ndërtesat që janë në distancë 100 metra larg akseve rrugore jo kombëtare, çka sipas opozitës kjo do t'i sjellë shtetit një faturë financiare të konsiderueshme në rastet e shpronësimeve, nëse në një moment tjetër do të mendohet zgjerimi i rrugës. Deri tani 95 mijë dosje kanë marrë lejen e legalizimit, ndërkohë që 74 mijë të tjera janë bërë gati për të marrë këtë leje. Sipas drejtuesve të Aluiznit numri në total i vetdeklarimeve që kërkojnë legalizimin e ndërtesave ka arritur në 270 mijë. Ne 2 muaj qeveria ka rishikuar 3 herë ligjin që lidhet me planifikimin e territorit në Shqipëri. Edhe pse shpesh është akuzuar pushteti vendor se në shumë raste ka lejuar ndërtimin informal në zona të ndryshme të Shqipërisë, para disa javësh ndryshimi i ligjit të planifikimit të territorit i dha vendorëve të drejta që të japin leje ndërtimi pa marrë më parë miratim nga KRRT-ja. Hera e dytë e rishikimit të këtij ligji ishte akti normativ i cili synonte zgjidhjen e shtesave në pallate, ndërkohë që me ndryshimin e fundit i hapet rrugë marrjes së lejes legalizuese edhe për ndërtimet pas 2006-ës.

80 thousand will be authenticated without permission even if honors were built after 2006, date when it was not allowed to take into consideration ALUIZNI folder informal settlement. We have made a presentation to the Commission initiative of Productive Activities, government representatives said that over the years there have been many cases where local authorities have not intervened in the establishment of informal buildings, which brought a large number of objects which should be legalized. The draft has no date until when is the deadline of constructions that will benefit legalization, but government representatives said that the completion of the shooting of the map that will record these buildings will serve as a term that will not allow the examination of applications for legalization. But the opposition...

Share This Video


Download

  
Report form