Situata buxhetore ne kaos - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Të ardhurat në buxhetin e shtetit ne tre muajt e pare te vitit vijuan të shënojnë renie. Realizimi në total i tyre, arriti 3 miliard lekë më pak se 2012-ta, ndërkohë që për herë të parë pas 9 vjetësh, të dhënat në buxhetin e shtetit shfaqin krijimin e deficitit primar, që është borxhi për mbulimin e shpenzimeve korrente, ose thënë ndryshe për paga dhe pensione. Për ish-ministren e ekonomisë, Ermelinda Meksi, tashmë është momenti që politika të ketë në vëmendje rritjen ekonomike, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të rritet mirëqënia dhe të bëhet e mundur shlyerja e borxhit. Situatën e vështirë ekonomike e ka pasqyruar së fundi edhe një raport i Bankës së Shqipërisë, qe sipas ekspertëve, shpreh nevojën për përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë vitit të shkuar shënuan një rënie drastike, më të madhen në 10 vitet e fundit, çka rezultoi edhe me një rritje shumë të ngadaltë ekonomike. Me ndryshimet e reja fiskale dhe me shifrat e tremujorit të parë për realizimin e të ardhurave në buxhet, ekspertët ngrenë shqetësimin se rrezikon që të rritet më tej niveli i borxhit.

Revenues to the state budget in the first three months of the year continued to decline. Exercising in their total, reached 3 billion less than 2012's, while for the first time in nine years, data on the state budget deficit creating primary display, which is debt to cover current expenses, or saying different wages and pensions. For former Economy Minister Ermelinda Mexi, now is the time to pay attention to politics to economic growth, since only in this way can increase welfare and become debt settlement possible. The difficult economic situation has recently presented a report of the Bank of Albania, which according to experts, expressed the need to improve the business climate in the country. Revenues to the state budget last year declined drastically, the largest in the last 10 years, which resulted in a very slow economic growth. With the new changes and the fiscal first quarter figures for the realization of budget revenues, experts raise concerns that threatens to further increase the level of debt.

Share This Video


Download

  
Report form