Kaos me pensionet ne Tirane - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 2

Ore te gjata ne radhe, stërmundim për te arritur deri te sporteli, qe me pas te merrnin një numër dhe jo pensionin siç shpresonin. Me këtë situate janë përballur te moshuarit ne zyrat postare ne Tirane, ku shpërndahen pensionet mujore. Punonjëset e Postes u kane dhënë vetëm datën fikse ne te cilën duhet te vijnë për te marre pensionin çdo muaj. Datat e tërheqjes se lekeve u janë spostuar me dite te tera, duke ngjallur kështu irritim tek te moshuarit. Ata pohojnë se nuk mund te tolerojnë asnjë dite vonese ne marrjen e pensionit, pasi me të jetojnë. Ne disa prej pikave te postes janë afishuar numrat rendore te librezës se pensionit dhe datat përkatëse, ku pensionistet do te tërheqin leket. Madje nëse pensionisti nuk paraqitet ne poste ditën e caktuar, ai duhet te paraqesë justifikimin e mungesës, për te marre leket ne një dite tjetër. Vete drejtuesit e Postes nuk japin shpjegime te qarta për situatën me shume se kaotike, por pohojnë se edhe punonjësit kane vështirësi për t`u përshtatur me informatizimin e sistemit. Pas Tiranes, këtë kaos pritet ta pësojnë edhe rrethet, pasi informatizimi do te shtrihet edhe atje.

Longer hours in time, stërmundim to reach the counter, who will be receiving a pension number and not as hoped. Faced with this situation are the elderly in post offices in Tirana, where pensions are distributed monthly. Post workers gave only fixed date on which should come to receive a monthly pension. Lekeve withdrawal dates were moved for days, thus sparking irritation to the elderly. They claim they can not tolerate any day of delay in getting pension after living with. We post some of the points are shown ordinal numbers that pension booklet and the relevant dates, where retirees will draw less synonymous. Even if the pensioner does not appear in positions appointed day, he must submit justification for the absence to take leke to another day. Post executives themselves do not provide clear explanations for more than chaotic situation, but claim that the employees have trouble adapting them to the computerization of the system. After Tirana, this chaos is expected to be shared around, as computerization will be extended there.

Share This Video


Download

  
Report form