PS, negociata për koalicionin - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Ndërsa KQZ ka shtyrë deri në orën 18.00 te se mërkurës afatin për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore, Partia Socialiste është ne fazën përfundimtare te negociatave me aleatët. Axhenda e kryetarit te PS Edi Rama, ka bere qe te mos përmbyllen ende marrëveshjet me partine e PDS te Paskal Milos dhe PSD-ne e Skënder Gjinushit. Kreu socialist gjatë paradites ndodhej në Budva në konferencën e partive simotra europiane, dhe më pas në Shkodër në prezantimin e programit për rininë. Me shumë gjasa negociatat mund te rinisin në orët e mbrëmjes ose paraditen e së mërkurës , para skadimit të afatit për regjistrim në KQZ. Të kontaktuar nga Vizin Plus, Milo dhe Gjinushi thane, se janë në pritje të takimeve në selinë rozë, ndërsa nuk janë prononcuar më tej, për kërkesat e tyre ndaj partisë se madhe. Paraditja ka shënuar shkrirjen e partisë së Petro Kocit me PS .Në prononcimin për mediat, Koci tha, se ishte domosdoshmëri bashkimi, por nuk shpjegoi nëse do të jete pjese e listave për deputete te selisë roze. Një ditë më parë Rama dhe Meta, firmosen marrëveshjen e bashkëpunimit paraelektoral për zgjedhjet e 23 Qershorit,me ambicien per anëtarësimin e Shqipërisë ne BE brenda 2 mandateve qeverisëse.

While CEC postponed until Wednesday at 18.00 to the registration deadline for pre-election coalitions, Socialist Party is in the final stage of negotiations with the Allies. Agenda of the President of the SP leader Edi Rama has not done that yet concluded agreements with the PDS party PSD Paskal Milo and we Skender Gjinushi. Socialist leader was in the morning at the conference Budva European sister parties, and then in Shkodra in the presentation of the program for youth. Most likely negotiations could resume in the evening or Wednesday morning, before the deadline for registration to the CEC. Contacted by Vizin Plus, Milo and Gjinushi said that meetings are pending at the headquarters pink, while there are further articulated, for their demands to the big party. Early morning marked the dissolution of Petro Koci party with SP. Statement to the media in, Koci said that the union was necessary, but not explained whether to be part of the lists for the parliamentary seat pink. A day before Rama and Meta, signed a cooperation agreement for the pre-election June 23 elections, with the ambition to Albania's EU membership within two governmental mandates.

Share This Video


Download

  
Report form