http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për një ndër zyrtarët e të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, më te rëndësishme se koalicionet parazgjedhore, apo se me cilën parti do të bashkëpunojë politikisht LSI, janë problemet e qytetarëve. Edmond Panariti, për të ilustruar qëndrimin e tij, risolli deklaratën e një socialisteje nga Berati, gjatë kohës së përplasjes së fortë mes Ilir Metës dhe Fatos Nanos, kur të dy ishin pjesë e PS-së. Në Konventën Zgjedhore për Tiranën, Kreu Ilir Meta zgjodhi te mos flasë se me cilën parti do të jetë në koalicion LSI në zgjedhjet e 18 qershorit, duke thënë se ato janë ende janë larg. Sipas përcaktimeve në Kodin Zgjedhor, 18 Prilli është data përfundimtare, kur koalicionet duhet të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.