http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Demokratik per Integrim nuk ka ende nje qendrim perfundimtar se me cilen force politike maqedonase do te krijoje qeverine e re. Kreu i kesaj partie, Ali Ahmeti ka zhvilluar bisedime me te dy lideret Nikolla Gruevski e Zoran Zaev, por pa arritur rezultate konkrete. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, zedhenesi i BDI, Bujar Osmani tha se po shqyrtohen te gjitha opsionet e mundshme.BDI kembengul ne kushtet e saj per qeverine e re, qe jane edhe pika të platformes se partive shqiptare, vecanerisht per zyrtarizmin e gjuhës shqipe dhe vazhdimin e mandatit të prokurorise speciale. E ndonese VMRO-DPMNE nuk i ka pranuar kerkesat e BDI, kjo parti thekson se do te vazhdoje negociatat me partine e Ali Ahmetit. Nga ana tjeter, lideri socialdemokrat Zaev paralajmëroi takime të reja mes LSDM-së dhe BDI-se per qeverine e re ditet e ardhshme.