Tjetër borxh për Shqipërinë - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 4

Edhe pse një muaj më parë qeveria rishikoi përsëri kufirin e borxhit duke e çuar nga 62.6% në 63.8% të prodhimit të brendshëm bruto, e detyruar nga tkurrja e rritjes ekonomike, hartimi i planeve për ndërtimin e rrugëve të reja nuk është lënë në harresë. Sipas një deklarate të bërë nga ministri i financave Bode, Shqipëria sapo ka bërë marrë një kredi tjetër prej 125 milion dollarësh ose afro 12.5 miliard lekësh për ndërtimin e rrugës Qukës - Qafë plloçë. Sipas strukturës së miratuar të buxhetit të vitit 2013-të, 28 miliard lekë do të jenë huamarrje e brendshme për mbështetje buxhetore, ndërkohë që 35 miliard të tjera do të rezultojnë si borxh për projekte të reja.
Deri tani edhe pse sa jemi futur në muajin e 4-ët të vitit buxhetor, financat kanë ezauruar marrjen borxhit për më shumë se gjysmën e parave të llogaritura deri në fund të vitit, për të ndërtuar vepra publike dhe për të financuar shpenzimet e tjera. Nëse shihet struktura e borxhit publik, gjithmonë vitet elektorale kanë qenë ato të cilat kanë patur edhe përqindjen më të madhe të huamarrjes vjetore të qeverisë, njëkohësisht me të, edhe shpenzimet kapitale. Në fund të 2012-ës stoku i borxhit publik në vend arriti shifrën e 833 miliard lekëve, ndërkohë që për 2013-ën financat presin që ai të shkojë 898 miliard, ose nëse bëhet një matje se sa borxh i takon çdo shqiptari për frymë, i bie që çdo qytetar në të ardhmen të paguajë afro 3 milion lekë të vjetra vetëm për shërbimin e borxhit. Gjatë hartimit të projekt-buxhetit të vitit 2013-të, qeveria hoqi tavanin e borxhit publik, gjë e cila nuk kufizon financat shqiptare të marrin borxh sa herë që ndihen në vështirësi.

Although a few months ago the government revised the debt limit again bringing from 62.6% to 63.8% of gross domestic product, induced by the contraction of economic growth, the development of plans for the construction of new roads is not neglected. According to a statement made ??by Finance Minister Bode, Albania has just received another loan of $ 125 million or approximately 12.5 billion for road construction Qukës - Flagstone neck. According to the approved budget of the year 2013, 28 billion will be internal borrowing for budgetary support, while the other will result in 35 billion of debt for new projects.
Until now though as we entered in the 4-year s budget, finances have been exhausted getting debt for more than half of the money accrued by the end of the year, to build public works and other operating expenses. If you see the structure of the public debt, election years have always been the ones that have had the highest percentage of annual government borrowing, at the same time, capital expenditures. At the end of 2012 the stock of public debt in the country amounted to 833 billion, while the 2013 financials expect it to go 898 billion, or if it is a measure of how much debt belongs to every Albanian per capita, falls that every citizen in the future to pay nearly 3 million old just to service the debt. During the p...

Share This Video


Download

  
Report form