http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Testimi i reformës së re territoriale, inkurajimi i Shqipërisë me hajen e negociatave për anëtarësim dhe reformat lidhur me pesë prioritetet kyçe janë në fokus të diskutimit të Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian. Në draft rezolutën e përgatitur nga eurodeputeti Knut Fleckenshtein, një kopje e siguruar dhe nga Vizion Plus, vihet theksi te zbatimi i reformës administrative dhe territorial, e cila do të testohet në zgjedhjet lokale qershorit. Nënvizohet nevoja për të krijuar një qeverisje funksionale lokale në gjendje për t?iu përgjigjur nevojave të qytetarëve përmes shërbimeve publike; vihet theksi te zbatimi i reformës administrative dhe territorial si një sfidë dhe shprehet shqetësimi lidhur me zbatimin e drejte te amendamenteve në kodin zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme. I bëhet thirrje parlamentit shqiptar që të prezantojë rekomandimet e Ohdirit dhe KQZ-së. Ndërkohë diskutim të gjerë në këtë draft zë dhe hapja e negociatave për anëtarësimin në be. Në këtë pikë eurodeputetët pritet të fokusojnë diskutimin në propozimin e përbashkët te Tanja Fajon dhe Knut Flekeshtein. Zbatimi i reformave për pesë prioritetet kyçe i mundëson Shqipërisë shtrimin e rrugës për hapjen e negociatave për anëtarësinë në Bashkimin Europian. Ndërkohë, marrja e një date për negociatat do të çojë në një hap të mëtejshëm dhe do të nxisë reformat pasi i ofron Shqipërisë një perspektive të qartë europiane. Në të njëjtën pikë, edhe eurodeputeti kukan nënvizon se hapja e negociatave është shtysa kryesore [për reformat që janë ndërmarrë deri tani në Shqipëri. Ndërsa eurodeputeti Boshtinaru thekson se për të ndërmarrë këto reforma Shqipërisë i duhet ende konsensusi politik ndërpartiak. Sa i takon reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, në diskutim është propozimi i eurodeputetit të partive popullore europiane Eduard Kukan. Ky i fundit propozon:Bashkimi Europian duhet të vendosë sundimin e ligjit si kryefjalën e procesit të zgjerimit. Pavarësia në sistemin e gjyqësor, reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thelbësore për avancimin Shqipërisë. Për të arritur këtë nevojitet një konsensus i fortë politik nga të dyja kampet.Lidhur me reformën në administratë, rezolutës për Shqipërinë pritet t?i shtohet dhe nje propozim i Kukan. Ai thekson se unioni duhet t?i bëjë thirrje qeverisë për të forcuar kapacitetin në administratë duke vijuar zbatimin e reformës në administratën publike.