Rezoluta për Srebrenicën në KS - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas rezistencës së Rusisë të martën, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara shqyrton rezolutën për Bosnje Hercegovinën, që e cilëson si gjenocid masakrën që ka ndodhur në Srebrenicë nga Serbia. Ky dokument i përpiluar nga një grup ekspertësh të Britanisë së Madhe dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqyrtohet në 20 vjetorin e kësaj masakre, në të cilën janë vrarë nga ushtria e atëhershme e ish-Jugosllavisë 8 mijë burra, gra e fëmijë muslimanë. Por rezoluta është cilësuar si poshtëruese nga pala ruse, e cila beri te ditur se do të përdorë veton. Ambasadori Curkin kërkon që kjo masakër të cilësohet vetëm si një krim i rëndë. Gjenocidi është një term i përdorur për njohjen ndërkombëtare të një krimi që ka për qëllim të shkatërrojë ose zhdukë një komb ose grup etnik, përmes vrasjeve, masakrave e torturave.

Share This Video


Download

  
Report form