Një shpërthim tjeter ka ndodhur rreth orës 23:0 minuta në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht në rrugën "Sutjeska", apo pranë ish-farmacise së shtetit, - njofton Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Zëdhënësi Avni Zahiti tha se mjeti i shpërthimit ende nuk dihet, ndërsa ai ka dëmtuar ballkonin e një banese të një qytetari serb të Kosovës. Zjarrfikësve iu është dashur të nderhyjnë për të shuar zjarrin në ballkon, i cili ka shkaktuar vetem dëme materiale. Ky është rasti i fundit në valën e shpërthimeve të tilla, që në muajt e fundit, po ndodhin thuajse çdo ditë në pjesën veriore të Mitrovicës. Edhe për këtë shpërthim policia nuk ka as të dyshuar e as të arrestuar. Veriu i Mitrovicës, është zonë e brishtë e sigurisë, dhe vazhdimisht ka qenë arenë incidentesh e shpërthimesh. Kjo pjesë e Kosovës nuk ka njohur asnjëherë autoritetin e Prishtinës zyrtare, derisa strukturat paralele janë financuar rregullisht nga Qeveria e Serbisë.
Another blast occurred at about 23:0 minutes in the northern part of Mitrovica on "Sutjeska", or the former state pharmacy - notify the Police of Kosovo Mitrovica region. Spokesman Avni Zahiti said that the vehicle of the outbreak is still unknown, as he has damaged an apartment balcony Kosovo Serb citizenship. Firefighters had to intervene to extinguish the fire on the balcony, which has caused only material damage. This is the latest in a wave of such bombings in recent months, taking place almost every day in the northern part. Even for the blast police has neither alleged nor arrested. North Mitrovica is fragile security area, and always has been the scene of incidents of explosions. This part of Kosovo has never recognized the authority of the official Pristina, while the parallel structures are regularly funded by the Government of Serbia.