"Liria e shtypit u përkeqësua" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Shqipëria merr një tjetër shuplakë sa i përket nivelit të demokracisë. Këtë herë bëhet fjalë për lirinë e shtypit, që sipas organizatës së njohur "Reporterët pa kufij", ka pasur rënie te konsiderueshme në vendin tonë. Në raportin e organizatës për vitin 2013, tregohet se Shqipëria ka humbur plot gjashtë vende, krahasuar me një vit më parë, duke u renditur në vendin e 102-të, përkrah shteteve si Libani, Gjeorgjia apo Uganda.
Në këtë raport, Shqipëria lihet pas nga vende të botës së tretë, si Liberia, Gaboni apo Mali. Edhe një vit më parë, Shqipëria pësoi rënie në këtë raport, atëherë edhe më të madhe, duke humbur plot 16 vende. Prej disa vjetësh, vendi ynë humbet pozicione në renditjen e "Reporterëve pa kufij". Shteti i ri i Kosovës, pozicionohet më mirë se ne, duke u renditur në vend të 85-të, një shkallë më lart se vitin e kaluar. Ndërsa Maqedonia ka shënuar rënien më drastike, me plot 22 vende. Në rajon, përmirësimin më të ndjeshëm e ka arritur Serbia. Në renditjen e këtij viti të "Reporterëve pa kufij", në vend të parë për lirinë e shtypit është Finlanda, ndërsa në fund ndodhet shteti afrikan i Eritresë.

Albania is another slap in terms of the level of democracy. This time it comes to press freedom, according to the recognized organization "Reporters without Borders", there has been significant decline in our country. In the organization's 2013 report, noted that Albania has lost full six countries, compared with a year ago, was ranked 102nd, alongside countries like Lebanon, Georgia or Uganda.
In this report, Albania left behind by the third world countries, such as Liberia, Gabon and Mali. Even a year ago, Albania fell in this report, then most, losing full 16 countries. For several years, our country lost positions in the ranking of "Reporters without borders". The new state of Kosovo, positioned better than us, ranking in 85th place, a higher rate than last year. While Macedonia has made drastic decline, with full 22 countries. In the region, the most significant improvement has reached Serbia. In this year's ranking of the "Reporters without borders", in the first place for the freedom of the press is Finland, and at the end is African state of Eritrea.

Share This Video


Download

  
Report form